Austria, prej kohësh është shfaqur si mbështetëse e fortë e Kosovës, e sinjali më i fundit i këtij qëndrimi të saj erdhi nga eurodeputeti austriak, Lukas Mandl. Përmes një postimi në Twitter, Mandl deklaroi prerazi se liberalizimi i vizave për Kosovën është urgjent dhe i një rëndësie kyce. “Në programin qeverisës të Gjermanisë në mënyrë eksplicite përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën. Kjo është urgjente dhe e rëndësishme. Kriteret janë përmbushur për një kohë të gjatë.