Austria është e gatshme të dërgojë trupa shtesë në Kosovë, e pohuar kjo nga kryeministri austriak, Karl Nehammer, i cili theksoi se ushtarët do të nisen në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR, nëse një gjë e tillë i kërkohet zyrtarisht nga aleanca ushtarake perëndimore. Gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Nehammer theksoi se vendi i tij ka numrin më të madh të forcave pranë këtij misioni, dhe e përkrah idenë për trupa të tjera. Pamjet: AFP