Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve nga sulmi në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë, të martën në mëngjes. Viktima e 11-të ka vdekur në spital. Ndërkohë nga 12 persona të tjerë që janë të plagosur, nëntë prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë.