Një person ka vdekur si pasojë e reshjeve intensive të shiut që shkaktoi përmbytje në verilindje të Australisë. Reshjet e dendura kanë goditur pjesë të mëdha të bregdetit të Queensland-it në veri të vendit, që nga e premtja. Banorëve në periferitë dhe qytetet e ulëta bregdetare u është kërkuar të evakuohen menjëherë.