Aurela Gaçe ndezi zemrat e Gjirokastrës me një koncert madhështor në sheshin “Çerçiz Topulli”, duke e kthyer mbrëmjen në një festë të vërtetë muzike dhe emocionesh. Me performancën e saj të fuqishme dhe zërin unik, ajo interpretoi këngët më të dashura për publikun, të cilat u kënduan njëzëri nga qindra qytetarë dhe vizitorë të ardhur nga çdo anë.