Top Channel/ “Aty po vepron Hezbollahu”, Izraeli breshëri bombardimesh në Liban
09/06/2026 17:42

Të paktën tetë persona janë vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në një zonë të banuar në qytetin jugor të Libanit, Tyre. Sipas raportimeve për “Al Jazeera Arabic”, sulmi ka ndodhur menjëherë pasi ushtria izraelite lëshoi urdhra evakuimi për qytetin dhe zonat përreth. Autoritetet lokale bëjnë me dije se ekipet e mbrojtjes civile janë angazhuar në evakuimin e banorëve, përfshirë të moshuar, ndërsa shumë qytetarë janë larguar me nxitim nga zonat e rrezikuara. Urdhri i evakuimit përfshinte edhe një lagje të banuar nga komuniteti i krishterë, e cila më parë nuk ishte përfshirë në paralajmërimet e ushtrisë izraelite. Nga ana e saj, ushtria izraelite ka deklaruar se në atë zonë po operojnë luftëtarë të Hezbollahut, duke justifikuar veprimet ushtarake. Sulme të reja izraelite janë raportuar mëngjesin e kësaj të marte në jug të Libanit, pavarësisht paralajmërimit të bërë nga Irani për ndalimin e operacioneve ushtarake. Deri më tani, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) nuk kanë bërë asnjë koment zyrtar lidhur me raportimet. Një ditë më parë, Irani deklaroi se kishte pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por paralajmëroi se do t’i rifillonte ato nëse sulmet izraelite vazhdonin, përfshirë edhe në Libanin jugor.

Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55
Top Channel/ Marrëveshja Kanada-BE, thellohet bashkëpunimi tregtar dhe dixhital
30/10 22:31
Top News- Çfarë ka ndryshuar në Serbi në pesë ditët e para pas fitores së Listës Studentore?
30/10 22:20
Top News- 1 milionë njerëz në sheshe, protestohet në 70 qytete, përleshje polici-protestues
30/10 22:10
Top News- “Allahu Akbar”, gjermania jep detaje për adoleshentin që sulmoi ambasadën izraelite
30/10 22:05
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Trump: Lufta në Iran ‘përfundon shpejt’ / Kërkon ‘garanci se nuk do ketë armë bërthamore’
30/10 15:32
Top News – Putin gati të flasë me Merz dhe Macron / Kremlini konfirmon: Zelenski nuk ka telefonuar
30/10 15:19
Top News – Qeveria britanike lëshon paralajmërimin / ‘Kushte të rrezikshme’, mjegulla mbulon Anglinë
30/10 15:16
Top News – Kushte të rrezikshme në Greqi e Turqi/Paralajmërim për reshje të dendura shiu e përmbytje
30/10 15:10
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Binance: Gjigandit të kriptomonedhave i vidhen 6.3 mld USD!
30/10 15:09
Top News – Trazirat në Evropë, 1 mld euro dëme: ‘Kush thyen, paguan!’ Nga Italia në Francë, ja masat
30/10 14:28
Top News- Putin ‘i poshtëruar’, Kremlini fsheh fotot / Si xhuxh përballë liderit më të gjatë në botë
30/10 14:28
Top News – Xi Jinping bën raprezalje në parti / Përjashton 33 zyrtarë, ‘pastron rreziqet e fshehta’
30/10 14:28
Top News – Protestë masive, Italia me frymën pezull / Të rinjtë mbushin rrugët, druhen trazira
30/10 13:58