Në këtë banesë me qerpiç ku shiu e era depërtojnë brenda në lagjen "Skënderbej" të Elbasanit jeton Hatixhe Alhysa me djalin e sëmurë, nusen dhe dy fëmijët e tyre. Në këtë banesë asgjë nuk flet për festë, por vetëm për mjerim. Teksa djali që duhet të ishte shtylla e shtëpisë vuan nga një problem i rëndë në zemër, familja jeton vetëm me pensionin e të moshuarës dhe ato para që nusja fiton duke pastruar shtëpi në qytet. Edhe pse pak para atyre u mjaftojnë për të jetuar. E vetmja gjë që kërkojnë është një banesë që t'i mbrojë nga i ftohti.