Atmosfera e planetit mbajti më shumë avuj uji në gusht se çdo muaj tjetër i regjistruar ndonjëherë, duke rritur më tej rrezikun e nxehtësisë ekstreme dhe reshjeve në të gjithë botën, sipas shërbimit evropian të ndryshimeve klimatike, raporton “The Guardian”. Shkencëtarët e klimës thanë se ngrohja globale kontribuoi në këtë rekord sepse një atmosferë më e ngrohtë mund të mbajë më shumë ujë, dhe El Niño historik në Oqeanin Paqësor ka të ngjarë të ketë rritur nivelet e avujve të ujit. Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Kopernikut, sasia e avujve të ujit në atmosferë deri në gusht ishte 27.35 kg për metër katror, duke thyer rekordin e mëparshëm nga korriku 2024 me 0.04 kg m².