Atletja shqiptare, Anila Muçaj humbi jetën tragjikisht në moshën 48-vjeçare dy ditë më parë pasi u përplas nga një makinë. Nëna e dy fëmijëve po vraponte së bashku me dy miq të saj kur papritmas u përplas nga një fuoristradë në Irlandë, një rrugë e njohur për vrapim, çiklizëm dhe ecje, sipas mediave të huaja. Dy personat e tjerë morën lëndime të lehta, ndërsa në spital përfundoi i moshuari që drejtonte fuoristradën.