Top Channel/ Atentati në Tiranë! Të plagosur katër persona, dy të mitur. A u ngatërrua objektivi?
18/04/2025 18:12

Një atentat i rëndë ka tronditur kryeqytetin mrëmjen e djeshme, teksa të plagosur kanë mbetur 4 persona, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Në automjetin tip “G Class” udhëtonin dy fëmijët e mitur 11 dhe 17 vjeç të Vesel Demirajt, pronarit të kompanisë së sigurisë “Pelikani Sicurity”, miku i tyre Kian Mullai 19 vjeç dhe badigardi në të njëjtën kohë edhe shoferi Arenc Atafa 34 vjeç. Djali 11 vjeçar i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet në sallën e reanimacionit nën kujdesin e ekipit reanimator, ndërsa tre të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Badigardi Arenc Stafa, i cili po drejtonte makinë në momentin e atentatit është marrë në pyetje, ku ka thënë se nuk ka konflikte dhe se në momentin e ngjarjes nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë. Ai tha se po shoqëronte fëmijët nga Durrësi ku ishin në një festë drejt shtëpisë dhe për herë të parë ndoqi një tjetër itinerar për në shtëpi duke u futur rrugës së Lundrës me qëllim shmangien e trafikut. Në makinën që ai drejtonte u gjet një pistoletë me leje nga kompania e sigurisë. Disa pista po hetohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme. Nga familja Demiraj dhe Mullai nuk është raportuar ndonjë konflikt i hapur. Nga ana tjetër po hetohet dhe badigardi. Paralelisht me këto pista policia dyshon se mund të kemi dhe një ngatërrim objektivi pasi makina G Class e zezë është thuajse identike me disa të tjera në kompleks. Ky dyshim bazohet edhe në faktin që autorët kishin ngritur kurth në një rrugë ku sipas badigardit kjo makinë po kalonte për herë të parë natën e ngjarjes. Katër personat e plagosur, Arens Stafa 34 vjeç, Kian Mullaj 19 vjeç dhe dy të mitur të moshave 11 dhe 17 vjeç ishin kthyer nga Durrësi me një automjet tip G class ku janë zënë në pritë në një zonë të pandriçuar në Lundër. Dyshohet se atentatorët kanë qenë të fshehur dhe më pas kanë hapur zjarr në drejtim të automjetit. Autorët kanë nisur të qëllojnë në rrethrrotullimin e Shkozës dhe më pas për t’ju shmangur drejtuesi Arens Stafa u largua në drejtim të Lundrës, ku është përplasur me një mur rrethues të një banese. Menjëherë pas ngjarjes ata janë dërguar në Spitalin e Traumës, ku plagë më të rënda kanë marrë dy të miturit. Ndërkohë nuk ka asnjë gjurmë për autorët të cilët mendohet se kanë qenë tre persona.

Top Channel/ Një protestuese del pro dialogut me Ramën, debaton ashpër me tubuesit e tjerë
21/10 11:46
Top Channel/Protestuesja shpërthen në protestë: Ta shohin prindërit tanë që e kanë votuar këtë se…
21/10 11:45
Top Channel/ Protestuesit hedhin karriget e ‘Dialogut’, Kuçana tenton t’i ndalojë: Mos bini pre…
21/10 11:31
Top Channel/ Studentët e Politeknikun bojkotojnë mësimin, nis marshimi drejt kryeministrisë
21/10 11:20
Top Channel/ “Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën te Politekniku: Rroftë rinia e lirë
21/10 11:16
Top Channel/ E veçantë në protestën në Korçë, një persona me aftësi ndryshe i bashkohet tubimit
21/10 11:10
Top Channel/ Studentët dhe pedagogët e Universitetit të Elbasan bojkotojnë mësimin
21/10 11:03
Top Channel/ Pedagogë dhe studentë në Korçë bojkotojnë mësimin, nis marshimi në rrugën e qytetit
21/10 10:52
Top News – Pedagogë dhe studentë bojkotojnë mësimin në Korçë
21/10 10:40
Top News – Rama nxjerr sërish karriget. Kryeministri kërkon dialog dhe paralajmëron dhunuesit
21/10 10:33
Top News – Karriget u thyen, por jo ftesa për dialog, Rama: Dhunuesit do marrin përgjigje
21/10 09:34
Top Channel/ “Dialog”, Rama vendos sërish karriget para Kryeministrisë: Dhuna nuk justifikohet
21/10 09:11
Top Channel/ Rikthehen gurët dhe gazi në protestë, policia nisi shoqërimet pas tubimit
20/10 23:23
OKB dënon dhunën në protestë: te shqetësuar për përdorimin e forcës
20/10 23:11
Berisha mbledh kreret e degeve te PD: Trokisni në çdo derë
20/10 23:09
Top Channel/ Zelensky: Gati për negociata.Takimi me të dërguarin e Trump
20/10 22:49
Top Channel/ “Ku është babi im” pamje prekëse nga ngjarja në Tiranë, i biri rrënqeth: Ku e kam babin
20/10 22:44
Top News- Tronditet Tirana! Vrasje me armë, 46-vjeçari gjendet i pajetë në makinë
20/10 22:22
Top Channel/ Gjendet i vrarë 46-vjeçari pranë shkollës Vasil Shanto, dyshohet për atentat
20/10 21:41
Top News- Dita 8, dy anët e protestës! Marshim e valle paradite, gurë, gaz e fishekzjarre pasdite
20/10 21:34