Top Channel/ Atentati në Kurbin, pista e hetimit një vrasje e ndodhur disa vite më parë
12/02/2024 20:00

Një vrasje e ndodhur në vitin 2002 dyshohet se është shkaku kryesor i atentati që ndodhi në Kurbin dy ditë më parë, me objektiv Ardjan Gjeloshin. Burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, treguan skedën e atentatit, ku mbeti i vrarë një person. Dritan Gjeloshi, vëllai i Ardjan Gheloshit, është gjykuar për vrasje në rrethana cilësuese për një ngjarjeje të 28 nëntorit 2002, në aksin Milot-Fushë Krujë, që lidh fshatin Gorre me autostradën. Pas një shkëmbimi me armë zjarri ka gjetur vdekjen shtetasja Marije Prenga është plagosur Kastriot Prenga dhe Vitore Prenga. Në vendin e ngjarjes gjatë asaj kohe mbeti i plagosur edhe vetë Dritan Gjeloshi. Hetimi provoi 22 vite më parë se Kastriot Prenga së bashku me xhaxhain, nusen e xhaxhait, Marie Prenga, dhe dy motrat e tij, kishin qenë në fshatin Gorre për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të gjyshit, të ndjerit Mark Mashi. Përpara ceremonisë mortore Kastriot Prenga kishte shkuar më herët për të marrë dërrasa në shtëpinë e Gjon Gjeloshi, i cili ishte komshi me Mark Mashin, pasi synonte të akomodonte njerëzit që do t’i ngushëllonin ditën e fatkeqësisë. Në këtë moment Prenga është konfliktuar me Gjon Gjeloshin, i cili ka pretenduar se policia i kishte keqtrajtuar fëmijët (pjesë e te cilëve ishte edhe Prenga). Ngjarja precipitoi në fund të ceremonisë mortore kur Kastriot Prenga teksa po drejtonte kamionçinën kishte si pasagjere pesë të afërm me të cilët po kthehej në banesë. Dëshmitarët treguan se rruga ju është ndërprerë nga Dritan Gjeloshi, i cili i qëlloi me automatik me 21 plumba duke lënë të vrarë një grua dhe plagosur dy të tjerë. Gjatë kësaj ngjarjeje mbeti i plagosur Ardjan Gjeloshi, pasi nga këqyrjet e atëhershme u konstatuan gëzhoja të qitura dhe nga një pistoletë me të cilën hetimet provuan se kishte qëlluar Prenga. Dritan Gjeloshi, i vëllai i objektivit të atentatit në Kurbin dy ditë më parë, për këtë krim ishte dënuar me 20 vjet burgim. Një atentat ndodhi ditën e shtunë në Kurbin, ku u qëllua me breshëri drejt 51-vjeçarit Ardjan Gjeloshit dhe Selman Mihana 70 vjeç, i cili mbeti dhe viktimë. Autorët janë prezantuar si policë në momentin që janë futur brenda objektit, po ashtu dhe rojës, i cili ka qenë prezent. Autoret kanë qëlluar nga jashtë firmës, ndërkohe plumbat i kanë kapur gjatë momentit që po futeshin në zyre.

Top Channel/ PS ultimatum për zgjedhjet. Balla: Reforma miratohet pa PD pas 30 nëntorit
11/11 16:02
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Nafta zbret në 205 lekë/litër. Ulet me 11 lekë brenda një jave, benzina në 164 lekë
11/11 15:38
Top News – Bordi ul sërish karburantet, Nafta e benzina shiten 3 lekë më pak, çmimet e reja tavan
11/11 15:36
Top Channel/ “3 shoqata shqiptare, terroriste” në Egjipt, mes tyre ajo e “flamingos” Muhamet Murtezi
11/11 15:32
Top Channel/ Zgjedhjet kushtojnë 2.5 mld lekë. Celibashi: Votimi elektronik në 450 qendra
11/11 15:28
Top Channel/ Deputetja e PS Sara Mila në SPAK. Po hetohet për korrupsion në zgjedhje
11/11 15:21
Top News – PD kundërshton akuzat e Ballës/ Bardhi: Opozita nuk ka bojkotuar kurrë Reformën Zgjedhore
11/11 15:02
Top Channel/ Studentët grupohen për protestë para Ministrisë së Arsimit
11/11 15:00
Top Channel/ Studentët mblidhen sërish për të protestuar, qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit
11/11 14:42
Top News – ‘Pas 30 nëntorit, e miratojmë vetë’. Balla paralajmëron opozitën për reformën zgjedhore
11/11 14:40
Top News – Vrau 4 persona, zbardhet e shkuara kriminale e shqiptarit në Greqi, detajet që e fundosën
11/11 13:51
Top News – Eurodeputeti kërkon qeveri teknike në Shqipëri/ Balla: Deklarata si ato të Albana Vokshit
11/11 13:37
Top Channel/ “Votimin dhe numërimin elektronikë në 450 qendra” Celibashi: Është e pamundur
11/11 13:30
Top Channel/ “Makinë, punonjës në zyrat rajonale dhe inspektorë në terren” Shabani në komision
11/11 13:13
Top Channel/ “Ulje të çmimit të karburantit, kufizim të licencave”taksistët protestë në Tiranë
11/11 13:03
Top Channel/ Fotot e rralla të luftës në Korçë, Ekspozohen fotografitë e oficerit francez Silhol
11/11 12:58
Top Channel/ Degradimi i pajisjeve mjekësore, Inside Story zbulon avaritë në spitale dhe…
11/11 12:57
Top Channel/ BE kërkon më shumë para nga Londra për ndalimin e gomoneve, përtej 662 milionë paundëve
11/11 12:57