Top Channel/ Atentati ndaj shqiptarit në Suedi, e ndoqën nga pas dhe… Ja si u ekzekutua 20-vjeçari
07/07/2026 22:41

Një 20-vjeçar nga Kosova ka mbetur i vrarë të dielën në një sulm me armë zjarri, në Suedi. Viktima është identifikuar si Gent (Milot) Maksutaj, nga fshati Banjë i Istogut. Sipas mediave suedeze, vrasja dyshohet të ketë qenë një ekzekutim i planifikuar. Mediat suedeze bëjnë me dije se autori i dyshuar ka lëvizur me biçikletë dhe e ka qëlluar fillimisht viktimën. Pasi 20-vjeçari ka rënë në tokë, ai dyshohet se është afruar dhe ka qëlluar sërish. Pas krimit, i dyshuari raportohet se është larguar me tren drejt Stokholmit, ku më pas është arrestuar nga policia. Prokuroria suedeze ka bërë të ditur se në lidhje me ngjarjen është ndaluar një person nën moshën 18 vjeç. Megjithatë, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që në vrasje të jenë përfshirë edhe persona të tjerë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, pasi policia mori njoftim për të shtëna me armë rreth orës 21:00. Autoritetet suedeze vijojnë hetimet për të zbardhur motivin e krimit dhe nuk kanë konfirmuar ende nëse vrasja lidhet me grupet e krimit të organizuar. Familjarët e viktimës kanë reaguar pas ngjarjes së rëndë, duke bërë të ditur se Gent Maksutaj ishte nga fshati Banjë i Istogut. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahir Maksutaj ka shkruar se Genti ishte një kalimtar i rastit dhe se “jetën ia morën bandat kriminale”. Ndërkohë, autoritetet suedeze po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes. Policia po analizon pamjet e kamerave të sigurisë dhe po merr në pyetje dëshmitarët okularë për të hedhur dritë mbi autorët dhe motivin e sulmit. Deri tani, hetuesit nuk kanë konfirmuar nëse ngjarja ka lidhje me grupet e krimit të organizuar, ndërsa hetimet mbeten të hapura për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52