Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka drejtuar gishtin drejt Iranit për nxitjen e sulmit kundër autorit Salman Rushdie , teksa mediat atje përgëzuan 24 vjecarin hadi matar, për tentativën për vrasje të autorit. Blinken e lidhi drejtpërdrejt sulmin me retorikën e Teheranit, me një ton më të lartë, sesa përdori presidenti Joe Biden menjëherë pasi i riu goditi me thikë Rushdie.