Pesë persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se janë përfshirë në atentatin e mirëorganizuar ndaj prokurorit Arjan Ndoji në 1 në nëntor të vitit 2019. Në operacionin policor të koduar “Komploti”, u vunë në pranga Bashkim Haxhija, Marsel Decka, Endrit Sinani, Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku dhe Juljan Pjetri. Ndaj këtyre shtetasve, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën “Arrest në burg”.