Top Channel/Atentati ndaj gazetarit italian,‘La Repubblica’:Policia po heton sipërmarrësin nga Vlora
21/10/2025 23:01

Mediat italiane flasin për një pistë shqiptare në hetimet për atentatin ndaj Sigfrido Ranuccit. Emri mbi të cilin janë përqendruar hetuesit, sipas ‘La Repubblica’, është Artur Shehu, 58 vjeç, sipërmarrës me origjinë nga Shqipëria, i konsideruar nga disa hetime si një figurë me peshë e krimit të organizuar shqiptar. Aktualisht ai jeton në Shtetet e Bashkuara, në Florida, ku bën një jetë të rezervuar në Miami, ku është vendosur prej disa vitesh. Sipas burimeve hetimore, edhe Drejtoria Antimafia Italiane (DIA) ka marrë informacion nga Vlora, në jug të Shqipërisë, për mundësinë e përfshirjes së Shehut në shpërthimin e ndodhur më 16 tetor, në banesën e drejtuesit të emisionit Report. Bëhet fjalë, për momentin, për një hipotezë, që kërkon ende verifikime dhe prova përfundimtare, por që po ndiqet me kujdes nga magjistratët e Drejtorisë Rajonale Antimafia të Romës, të angazhuar prej ditësh për të rindërtuar çdo detaj të atentatit. Motivi i mundshëm mendohet të lidhet me një emision të Report të datës 21 prill 2024, me titullin “(Hot) Spot Albanese”, kushtuar projektit të qendrave për emigrantë që Italia ka ndërtuar në Shqipëri, në Shëngjin dhe Gjadër, në kuadër të marrëveshjes mes qeverive të Romës dhe Tiranës. Në programin e Raitre, 58-vjeçari shqiptar përshkruhet si një trafikant i rëndësishëm droge, i cituar më parë në hetime ndërkombëtare për lidhje të mundshme me Cosa Nostra dhe Sacra Corona Unita. Emri i Shehut nuk ishte i panjohur as për shtypin ndërkombëtar. Në mars 2021, gazeta amerikane Miami Herald i kishte kushtuar atij një hetim të thelluar me titullin: “Nga një vilë në Miami Beach, një burrë me lidhje të dyshuara me mafien ndërton një perandori tregtare në Shqipëri.” Artikulli përshkruan me detaje jetën e tij në SHBA, duke treguar për një vilë në Alton Road, e rrethuar me palma mbretërore, me një kopsht të rregullt dhe dy makina luksoze të parkuara në hyrje. Sot, prokuroria po verifikon edhe këtë profil ndërkombëtar, duke kërkuar përputhje mes informacionit të mbledhur në Shqipëri dhe lëvizjeve të 58-vjeçarit. Megjithatë, pistat mbi urdhëruesit e atentatit mbeten të shumta, duke pasur parasysh numrin e madh të hetimeve që Report ka zhvilluar ndër vite, shpesh duke hyrë në zona të ndjeshme dhe duke prekur interesa të mëdha ekonomike e kriminale. Në këtë fazë, vëmendja e hetuesve duket se është përqendruar kryesisht tek disa sektorë të mafies shqiptare, ndërsa karabinierët vazhdojnë hetimet për të zbuluar kush ka vendosur fizikisht eksplozivin dhe kush, sipas zhvillimeve të fundit, ka tentuar verën e kaluar të depërtojë në shtëpinë e dytë të gazetarit, por pa ia dalë.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05