Hakmarrja ose përplasja mes grupeve kriminale, janë dy prej pistave hetimore që po heton policia e Durrësit për zbardhjen e atentatit me eksploziv ndaj Aldi Mustafës. Rreth mesditës së të hënës një sasi e vogël eksplozivi e vendosur në gomën e pasme të makinës dyshohet se u aktivizua me telekomandë teksa mjeti “Volkswagen” i Mustafës po lëvizte në aksin Durrës shkozet.