Pas atentati të dështuar në Berat, policia ka identifikuar një tjetër person të përfshirë në këtë ngjarje kriminale dhe e ka arrestuar. Në pranga përfundoi një 50-vjeçar nga Korça. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me tre autorët që do të kryenin vrasjen ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe një sasi kanabisi.