Një shkëmbim zjarri ka ndodhur pak pas orës 18:00 në “Omonia” në kryqëzimin e rrugëve “Kretis” dhe “Akominatou” në Athinë. Informacionet e para flasin për ekzistencën e një të plagosuri, i cili nuk është gjetur në vendngjarje nga policia, si dhe askush tjetër i përfshirë në ngjarje. Por pak më vonë, një shqiptar me një plagë depërtuese në shpatull nga një plumb ka shkuar në Spitalin “Laiko” ku po i nënshtrohet një operacioni.