Top Channel/ Atentat prokurorit, GJKKO dënon me 6 vite nipin e ish-deputetit socialist
18/10/2024 23:23

Gjykata e Posaçme shpalli vendimin për anëtarët e grupit kriminal që akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, ku u vra Andi Maloku. Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, është dënuar me 6 vite heqje lirie. Genti Ndërjaku është dënuar me 5.4 vite, Bashkim Haxhia me 4.8 vite, Endrit Sinani me 4.8 vite dhe Julian Pjetri me 4.4 vite. SPAK kishte kërkuar dënimin me 43 vite në total për 5 anëtarët e grupit kriminal që siguruan kushte e mjete për të kryer atentatin, por që dënimi konvertohej me zbritjen e 1/3 së tij për shkak të gjykimit të shkurtuar. Sipas Prokurorisë së Posaçme këta shtetas nga gushti i vitit 2019 nisën ndjekjen e Ndojt dhe Lahos dhe siguruan armët dhe mjetet për të kryer vrasjen. Më 11 nëntor 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Mbikalimit të Shkozetit u krye atentat me armë zjarri në drejtim të automjetit në të cilin udhëtonin prokurori Arian Ndoja, Aleksander Laho dhe shoferi Andi Maloku. Si pasojë e të shtënave u plagosën Arian Ndoja dhe Aleksander Laho, ndërsa Andi Maloku mbeti i vdekur. Për këtë ngjarje është dënuar me burg përjetë Redjan Rraja, nipi tjetër i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe me 35 vite burg Arjol Halilaj.

Top News – ‘Po përdoremi si dekor’ / ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ bojkoton Samitin në Tiranë
13/04 12:04
Top News – ‘Diella nuk po bën detyrën’. Gazeta zvicerane: Politikanët po shfajësohen me IA
13/04 11:57
Top News- Hajduti ngec në dritare në Fier/ Humb jetën gjatë përpjekjeve për të vjedhur një banesë
13/04 11:39
Top News – Rikthehet makthi i zjarreve në Gramsh, thirrje për kujdes të shtuar
13/04 11:36
Top Channel/ Grabitësi u gjet i pajetë, flet vëllai i pronarit të shtëpisë: Me kapuç dhe me doreza..
13/04 11:22
Top News – Rruga ‘Shirokë-Zogaj’ hapet në maj. Investimi do ndihmojë zhvillimin e turizmit
13/04 11:21
Top News – Prodhimi i energjisë u ul në 2025-ën. Importet arritën 272 mln euro, shkak thatësira
13/04 11:14
Top Channel/ E rëndë në Fier! U fut për të grabitur banesën, hajduti gjendet pa jetë brenda shtëpisë
13/04 11:12
Top News- Sot nis Samiti i IV i Diasporës! Tre ditë bashkëpunimi me shqiptarë nga e gjithë bota
13/04 11:01
Top News – Shqiptarët ‘besnikë’ të makinave me naftë. Kërkesë e lartë edhe për automjetet elektrike
13/04 10:53
Top News-Nafta godet transportin ndërkombëtar/Paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit e doganave
13/04 10:34
Top Channel/ Tragjike në Vlorë, 2-vjeçari bie nga ballkoni dhe ndërron jetë
12/04 22:53
Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Trump bllokadë Hormuzit. Rriten tensionet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran
12/04 22:34
Top News – Pezeshkian telefonatë me Putin. Irani lë derën e hapur për negociata
12/04 22:34
Top News – Emiratet e Bashkuara kundër Iranit. ‘Ngushtica e Hormuzit nuk është e juaja’
12/04 22:33
Top News – Izraeli kundër armëpushimit. Ushtria në gatishmëri, shtohen tensionet
12/04 22:33
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top News – Tension në Ballsh: Përplasje fizike në ndeshjen Bylis – Oriku, ndërhyn Policia
12/04 22:24