Top Channel/ Atentat në Vlorë, vritet 30 vjeçari, ekzekutohet në makinë Kristjan Marku
13/01/2025 22:56

Vlora tronditet sërish nga një ngjarje kriminale. Të hënën në mbrëmje, rreth orës 18.15 minuta përgjatë autostradës Fier - Vlorë në afërsi të fshatit Novoselë është ekzekutuar me armë zjarri tip pistoletë 30 vjecari Kristjan Marku nga Rësheni. 30 vjeçari po udhëtonte nga Fieri në Vlorë me makinën e tij tip “Passat” me targa AB 107 PN, ndërkohë që paralel me të nga krahu i djathtë i pasagjerit është afruar një makinë tip Golf, ku autori ka qëlluar drejt Markut disa herë me pistoletë në ecje e sipër. 30 vjeçari ka marrë dy plumba në trup dhe makina e tij ka ecur për inerci rreth 400 m nga vendi ku është qëlluar. Nuk dihet nëse Marku ndërroi jetë në momentin që është qëlluar apo kur makina e tij u përplas me trafikndarësen. Është njoftuar policia dhe ambulanca të cilët e kanë gjetur Markun pa jetë. Policia ka mbledhur 10 gëzhojat në vendngjarje ndërsa pas pak minutash makina tip Golf e atentatorëve është gjetur e djegur 1 km nga vendi i krimit. Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle në fshatrat përreth Novoselës dhe Panajasë dhe në hyrje të Vlorës është ngritur postobllok. Janë marrë gjithashtu pamjet nga kamerat e karburantit aty pranë dhe ato përgjatë autostradës në Vlorë. Shtetasi Kristjan Marku, alias Kristi Bardhi, i cili u qëllua për vdekje rezulton me precedent penalë. Ai dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26 mars të vitit 2023, të ndodhur në Rrëshen të Mirditës, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtetasit Saimir Reçi. Marku akuzohej për “Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë”. Ai është nipi i Martin Bardhit të vrarë në Rrëshen në shtator të vitit 2023 dhe pista kryesore ku po heton policia është hakmarrja. Kristjan Marku është personi i tretë i vrarë në janarin e këtij viti pas Ramazan Matjas më 5 janar dhe Bujar Nasufit më 12 janar.

Top Channel / Tirana shesh betejë gurësh e gazi! Përleshje të forta mes protestuesve e policisë
15/10 23:31
Top Channel/ Tritol efektivit të kriminalistikës në Shkodër, dyshohet për shkak të detyrës
15/10 23:26
Top Channel / Bizneset: Përgjegjësi për çdo dëm. Dhoma e Tregtisë dhe 8 shoqata apel policisë
15/10 23:22
Top Channel / Ndërkombëtarët: Gati të ndihmojmë. BE-OSBE: Duhet dialog. SHBA: Protesta do vijojë
15/10 23:20
Top News- Tronditet Shkodra, tritol banesës së policit/ Dyshimet e para
15/10 23:01
Top Channel/ Tirana në flakë, shkatërrime bankash, plaçkitje biznesesh dhe përplasje të dhunshme
15/10 22:41
Top News- Protestuesit ‘marrin’ Tiranën/ Policia ‘kapitullon’ në ditën e tretë, mbi 10 orë dhunë
15/10 22:28
Top Channel/Bllokuan rrugën me barriera metalike, protestuesit shkatërrojnë edhe semaforët në Tiranë
15/10 21:24
Top Channel/ Tronditet Shkodra, shpërthim me lëndë plasëse, shefit të Kriminalistikës
15/10 21:22
Top Channel/ Tronditet Shkodra, shpërthim me lëndë plasëse, i është vendosur derës së një banese
15/10 21:17
Top Channel/ Përplasje e fortë mes efektivëve dhe protestuesve, “breshëri” gurësh ndaj automjeteve
15/10 20:54
Top Channel/ Protestuesit i vënë flakën një tjetër kioske te Tajvani, përfundon shkumë e hi
15/10 20:53
Top News- Digjet ministra, flake e tym në Tiranë, kaos e përleshje protestues-polici
15/10 20:52
Top News- “Erdhëm ne”, të rinjtë ulërijnë rrugëve të Elbasanit, nuk ndalet protesta
15/10 20:52
Top News- Flakë e tym, Tirana nën pushtetin e zjarrit, përleshje të ashpra në Bulevard
15/10 20:50
Top Channel/ Përshkallëzohet dhuna, protestuesit hyjnë në Ministrinë e Ekonomisë dhe i vënë flakën
15/10 20:36
Top Channel/ Protestuesit i vënë flakën një tjetër kioske në zonën e Tajvanit
15/10 20:33
Top Channel/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë te Kryeministria, gurë e presion uji
15/10 20:30
Top Channel/ Protestues të shpërndarë, gurë dhe vazo të rrëzuara në Bulevard
15/10 20:24
Top Channel/ Përshkallëzon protesta në Tiranë, sulmohen ministritë dhe përplasje me policinë
15/10 20:21