Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Sarandës. Rreth 500 gram tritol janë vendosur në automjetin tip Toyota në pronësi të 58-vjeçarit Isuf Jacaj, duke i marrë atij jetën në vendngjarje. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të Sarandës, rreth orës 22:50 min, teksa Jacaj, pasi kishte konsumuar një kafe në një lokal është futur në automjet ndërkohë lënda plasëse ka shpërthyer, duke I marrë jetën në vendgjarje por duke shkaktuar dhe dëme të konsiderueshme materiale për bizneset e lagjes nr 3 Sarandë. Një situatë e tillë ka shkaktuar panik tek banorët e zonës si dhe turistët që ende pushojnë në rivierën shqiptare.