Top Channel/ Atentat me 30 plumba në Bushat/ Qëllohet ndaj një “Audi” të blinduar
23/08/2024 23:00

Rreth 30 herë është qëlluar me arme zjarri mbrëmjen e së premtes, ndaj një automjeti tip “Audi” i blinduar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rranxa, në Bushat të Vau Dejës. Fatmirësisht nuk ka viktima teksa ende nuk dihen autorët. Dyshohet se kanë qenë dy persona, në një automjet tjetër, të cilët sapo i janë afruar mjetit të blinduar kanë hapur breshëri duke qëlluar disa herë. Në vendin e ngjarjes policia e Shkodrës ka gjetur rreth 30 gëzhoja, të cilat i përkasin dy armëve të ndryshme. Në fillim është dyshuar për shkëmbim zjarri. Ndërkohë në vendin e ngjarjes nuk është gjetur as drejtuesi i mjetit “Audi”. Gjatë gjithë atentatit ndaj tij, ai ka qëndruar brenda në automjet ndërsa pasi janë larguar autorët është arratisur nga vendi i ngjarjes. Mjeti i blindua, është me targa gjermane. Policia e Shkodrës po punon per identifikimin e autoreve ndërsa nuk dihet ende as kush ka qenë objektiv i atentatit Policia ka bërë identifikim e një personi të përfshirë në këtë ngjarje, por emri nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve. Situata në Shkodër javën e fundit është shoqëruar me ngjarje të rënda, ku katër ditë më parë në Velipojë u vranë dy persona për shkak të një konflikti të vjetër.

Top Channel/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me…
26/03 22:30
Top News- Blinken flet për ‘non gratën’ e Berishës: Unë qëndroj pas sanksioneve, asnjë dyshim
26/03 22:22
Top News- Banesa përfshihet nga flakët në Durrës, alarm tek banorët e pallateve
26/03 21:12
Top Channel/ Gjyqi për kreun e BKH, Gentian Ndoj padit KLP që votoi Joni Ketën
26/03 20:23
Top Channel/ Arjon me showroom gjigant! Oferta deri në 70% në kompanin 30-vjeçare
26/03 20:06
Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në burg
26/03 20:02
Top News – Forumi MatchMaker, roli i AKEP si ndërlidhës mes bizneseve
26/03 19:25
Top News – Forumi i organizuar nga AIDA / Edicioni i dytë i Match-Maker Albania për bizneset
26/03 18:21
Top Channel/ Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga ‘varrezat’ e mjeteve, Rama publikon videon
26/03 17:31
Top News – Protesta e Akademia e Arteve. Ina Zhupa mbështet kërkesat e pedagogëve
26/03 17:12
Top News – Puna për reformën zgjedhore. ODIHR takon dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar
26/03 17:11
Top Channel/ E varros bashkia, 9 fëmijët e 80-vjeçarit që vrau gruan nuk marrin trupin e babait
26/03 15:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21
Top News – ‘SPAK nuk ekziston më’. Berisha: Antikorrupsioni, tani në dorë të qytetarëve
26/03 15:06
Top News – ‘Nuk jemi më të korruptuar se të tjerët’. Rama: Europa të shihet në pasqyrë
26/03 14:47
Top News- Operacion antidrogë në Bulqizë e Durrës/ Arrestohet pronari i një lokali dhe një 36-vjeçar
26/03 14:37
Top News- ‘Antarësimi pa të drejtë vetoje’/ EWB: Marta Kos refuzon idenë e Ramës dhe Vuçiç
26/03 13:51
Top News – QSUT nuk do kryejë analiza. Mungojnë fondet, ministrja: Po marrim të dhëna
26/03 13:23
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Gonxhe: Duam të kemi një model që lehtëson mundësinë e…
26/03 13:13
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Karakaçi: Sot kemi një bursë energjetike funksionale, do të…
26/03 13:11