Top Channel/ Atentat me 25 plumba në Shkodër/ Detaje të reja nga ekzekutimi i Aleksandër Koçekut
12/07/2026 19:53

Një breshëri prej 25 plumbash automatiku, të qëlluar nga e njëjta armë, i mori jetën 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku në zonën e Karmës së Kirit, në aksin malor Kir–Prekal. Vrasja u krye në një segment rrugor me lëvizje shumë të pakta automjetesh dhe pa kamera sigurie, një vend që, sipas rrethanave të deritanishme, duket se ishte zgjedhur me kujdes nga autorët për të minimizuar rrezikun e dështimit të atentatit. Hetimet e para janë përqendruar te pista e gjakmarrjes, ndërsa familjarët thonë se viktima jetonte nën kërcënimin e hakmarrjes që prej vitit 2017. Koçeku u gjet i pajetë brenda automjetit të tij nga një kalimtar i rastësishëm, i cili njoftoi policinë. Sipas grupit hetimor, autori ose autorët i kishin zënë pritë dhe e ekzekutuan me breshëri automatiku. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se pista kryesore lidhet me vrasjen e Angjelin Shkambit në vitin 2017, ngjarje për të cilën vëllai i viktimës, Artan Koçeku, po vuan dënimin me burg. Familjarët dyshojnë se atentati i së shtunës është akt hakmarrjeje për atë krim. Ndërkohë, Aleksandër Koçeku ishte gjithashtu nën hetim nga Prokuroria e Shkodrës për dosjen e vrasjes së 19-vjeçarit Pavlin Preka, ndërsa afatet e hetimit për këtë çështje ishin zgjatur pak ditë më parë

Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50