Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi sot një takim me diasporën shqiptare në New Jersey të SHBA-së. Gjatë fjalës së tij, Berisha e cilësoi rikthimin në SHBA si një moment emocional, duke theksuar se qëndron sot në vendin ku, sipas tij, u tentua t’i ndalohej hyrja përgjithmonë. Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e diasporës shqiptare në SHBA dhe e lidhi betejën e tij me atë që e cilësoi si luftë për lirinë, dinjitetin dhe kombin shqiptar.