Me arsyetimin se kishte “shumë punë të rëndësishme” në Washington, Donald Trump u largua më herët nga samiti i G7-tës. "Do të doja shumë të qëndroja deri nesër, por ju të gjithë e kuptoni. Gjëra të mëdha po ndodhin tani. Gjëra të mëdha", u shpreh ai teksa takimi, zhvillohet nën hijen e luftës në Lindjen e Mesme.