Astronautët e Artemis II janë rikthyer me sukses në Tokë pas një misioni 10-ditor në hapësirë, i cili u ndoq drejtpërdrejt nga NASA. Rikthimi nisi me hyrjen e kapsulës hapësinore Orion në atmosferë me një shpejtësi rreth 39 mijë kilometra në orë. Gjatë kësaj faze, siç është e zakonshme, komunikimet me Tokën u ndërprenë për disa minuta për shkak të plazmës që rrethon mjetin gjatë rikthimit.