SHBA-ja e dëgjoi kërkesën e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani për ndihmën e saj në hartimin e statusit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në reagimin e parë të tij për cështjen që prej apelit publik të Osmanit, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier pohoi gadishmërinë e Washingtonit për të ofruar asistencë, edhe pse sic tha, në fund kjo çështje është në duart e Bashkimit Evropian, si ndërmjetësuese e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.