Për shumëkënd, emri fitues i Nobelit të sivjetshëm në Letërsi, nuk ishte surprizë: Shkrimtarja franceze, Annie Ernaux, ishte lakuar si një nga kandidatet kryesore për çmimin prestigjioz, ndaj njoftimi i Akademisë Mbretërore Suedeze se vlerësimi i shumëlakmuar këtë radhë i shkon asaj, duket se qe pak a shumë i pritshëm. Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2022 i jepet autores franceze Annie Ernaux për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, të huajën dhe kufijtë kolektivë të kujtesës personale.