Top Channel/ Asnjë plan për mbrojtjen e civilëve! Izraeli avancon në Rafah
13/05/2024 20:09

Izraeli nuk na ka dhënë as një plan të besueshëm për mbrojtjen e mbi një milion civilë palestinezë të strehuar në Rafah, dhe as ndonjë një plan se çfarë pritet të ndodhë kur lufta shtatë mujore të përfundojë, pohoi sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken. Komentet e shefit të diplomacisë amerikane erdhën në kohën kur forcat izraelite kanë avancuar më thellë në qytetin jugor të Gazës, ku qindra mijëra palestinezë u zhvendosën muaj më parë, me urdhër të ushtrisë izraelite për t’i shpëtuar sulmeve ndaj militantëve të Hamasit në Gazën veriore. Tani, ata janë urdhëruar të lëvizin sërish, këtë herë në veriperëndim, në një territor përgjatë vijës bregdetare të Gazës në Detin Mesdhe. “Ne nuk kemi parë një plan për atë që do të ndodhë një ditë, pas përfundimit të luftës në Gazë. Por ajo që do të ndodhë edhe nëse Izraeli hyn dhe ndërmerr veprime të rënda në Rafah, do të jetë që me mijëra militantë të Hamasit, të armatosur, do të vazhdojnë të mbeten aty”, tha Blinken. Blinken shtoi se “Uashingtoni ka parë në zonat që Izraeli ka pastruar në veri, madje edhe në Khan Younis, rikthim të militantëve të Hamasit”. “Në mungesë të një plani për të mbrojtur civilët, rrezikohet t’u bëhet dëm i tmerrshëm civilëve, një problem që si SHBA-të ashtu dhe Izraeli duan që të zgjidhet, duke u siguruar që Hamasi nuk do të mund të qeverisë më Gazën”, u shpreh ai. Të dielën, shteti hebre dërgoi tanke në kampin e refugjatëve në Jabalia i cili ndodhet në pjesën veriore të Rripit të Gazës, pas një nate bombardimesh të rënda nga ajri dhe toka, që shkaktuan 19 të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36