Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga përfaqësuesit e supermarketeve dhe furnitorëve kryesorë në vend bashkëpunim për vënien në funksion të “Pasqyrës së Çmimeve”, platforma e re digjitale që synon t’u mundësojë qytetarëve krahasimin e çmimeve të produkteve në pika të ndryshme shitjeje. Gjatë takimit me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe ministrin e Financave, Petrit Malaj, Rama kërkoi që supermarketet të konfirmojnë rrjetin e pikave të shitjes që do të përfshihen në fazën pilot dhe të dorëzojnë të dhënat për produktet, përfshirë barkodin, markën dhe njësinë matëse.