Në Galerinë “Art Saranda” është çelur ekspozita personale e skulptorit me origjinë nga Saranda, Vasil Vasili, me titullin “Asnjëherë shumë larg / Never too far away”. Kjo është ekspozita e parë e skulpturës për vitin 2025 në këtë galeri dhe njëherazi përfaqëson një rikthim simbolik të autorit në vendlindje, pas një periudhe 35-vjeçare të jetës në distancë.