Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbledhjen e Asamblesë së PS-së me strukturat e qarkut Vlorë ditën e sotme në ambientet e teatrit “Petro Marko”. Të pranishëm ishin deputetët aktualë, deputetët e sapozgjedhur dhe të gjithë këshilltarët e bashkisë Vlorë si dhe kryesia e PS dhe kryetarët e PS në njësitë administrative të bashkisë. Takimi i socialistëve të Vlorës me kryeministrin Edi Rama zgjatur rreth një orë. ku Rama la të kuptojë se do të ketë ndryshime të drejtuesve, ndërsa foli dhe për mbledhjen e asamblesë së PS-së në Vlorë, qytet për të cilin tha se nuk mund ta ndajë mandati i deputetit në Durrës.