Top Channel/ Asambleja e partisë në Gjirokastër, Rama: PS boshti i procesit të integrimit në BE
05/05/2026 22:34

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Asamblenë e Partisë Socialiste në Gjirokastër. Në fjalën e tij ai foli ne lidhje me gjithë lëvizjen që Partia Socialiste duhet të bëjë në funksion të integrimit në Bashkimin Europian. Ai u shpreh se PS është boshti i këtij procesi, teksa foli edhe në lidhje me rritjen ekonomike që vendi ynë ka pasur që nga 2013-ta, kur PS mori drejtimin e qeverisë. “Keni kryer fazën e parë të analizave dhe ripërtëritjes së organizatave socialiste dhe do të vazhdojnë fazat e tjera, me zgjedhjet e kryetarëve të njësive. Gjithashtu edhe ajo pjesë kohe që do t’ia kushtojmë 35-vjetorit të PS në një formë kujtimi për të gjithë ata që kanë kontribuar dhe nuk janë më mes nesh, kanë përfaqësuar PS në të gjitha nivelet për vite të tëra. Është shumë e rëndësishme që duke nisur nga anëtarësia e familjes sonë politike që të gjithë të kenë vetëdijen e plotë për momentin e rëndësishëm dhe delikat që kalon sot vendi në një rrugë ku mbërritja është më afër seç ka qenë ndonjëherë. Pavarësisht këtij fakti, kilometrat e fundit janë më të vështirat, Po flas për anëtarësimin në BE, që kalon nga mbyllja e negociatave që është një proces sfidues, sprovues dhe shumë i vështirë. Negociatat, energjinë dhe forcën e Shqipërisë, përfaqësuesit në atë tryezë e marrin nga jeta dhe punët e përditshme në vendin tonë, nga të gjithë, jo vetëm qeveria. Boshti i këtij procesi është PS, sepse me të lidhen të dyja pushtetet dhe me ecurinë e tyre lidhet një pjesë e mirë e suksesit të negociatave. Pjesa tjetër ka të bëjë me institucionet e pavarura. Detyrat janë të negociuara me kohë dhe afate, për të arritur objektivin e përbashkët që i kemi vënë vetes me iniciativën e tyre, që është viti 2027 me një hapësirë deri në 2028-ën, që deri në fund të 2029-ës të bëhen ratifikimet e vendeve anëtare. Nëse ne nuk do t’i kishim ato vota në parlament, nuk do të ishim në negociata, por do të ishim në presion për të bërë negociata me palavitë në parlament, që do ta kishin marrë peng vendin. Prandaj kërkoja një mandat më të fortë se i pari. Jo për të rritur pushtetin tim apo për ndonjë ambicie për më shumë karrige në parlament, por të mos lejuar që procesi të mos merret peng deri në fund, por për ta çuar nderi në fund procesin, që është edhe përmbajtësor për PS. Të gjithë duhet ta dinë peshën e këtij misioni dhe rëndësinë e tij për PS. Përveç partisë sonë dhe atyre që na votuan, jo janë kundër nesh, por janë të fiksuar për të bërë çdo gjë dhe për të nxjerrë çdo gjë nga goja, për të derdhur çdo llum në kanalet e informacionit që të na pengojnë në këtë rrugë. Dhe këtu vjen nevoja që PS të bëhemi një mur i pakalueshëm për disinformacionin dhe gjithë ato që thuhen qëllimisht, ligësisht, poshtërisht dhe hidhen në qarkullim për të çmendur dynjanë. Ne nuk jemi një organizatë pa të meta, por nga ana tjetër nuk duhet të lejojmë askënd të hedhë poshtë dhe të mbulojë me baltë punën e jashtëzakonshme që kemi bërë së bashku dhe që ka sjellë Shqipërinë në pikën më të mirë që ka qenë ndonjëherë. E kemi nisur këtë rrugë me një vend që kishte më pak se 10 miliardë euro prodhim, të brendshëm dhe e kemi çuar në 27 miliardë. Me ndihmën e Zotit dhe punën tonë mund të shkojmë deri në 35 miliardë. E kemi nisur me 400 milionë euro investime të huaja dhe jemi në 1.4 miliardë, me ndihmën e Zotit dhe punën përpara mund ta dyfishojmë këtë shifër. E nisëm me të ardhura për fryme me rreth 3 mijë euro për person, kemi shkuar në 11 mijë dhe duam të shkojmë në 15 mijë ë fund të dekadës. Sot nuk kemi 2 milionë turistë, kemi 12 milionë. Dhe të gjithë më pasaportë të huaj, nuk numërojmë veten kur hyjmë e dalim. Mjafton të shohim Gjirokastrën që kishte hotele sa gishtat e njërës dorë”, u shpreh Rama.

Top News – ‘Policia, jo mburojë e Ramës’. Berisha: Nuk dëgjoi protestat paqësore, tani do dialog
19/10 19:38
Top News-Berisha fajëson edhe SPAK për protestat: Humbi legjitimitetin! U kthye në organizatë partie
19/10 17:05
Top Channel/ ‘Dorëzoni detyrën, hidhni kapelet’, Berisha apel Policisë: Qëndroni në anën e drejtë…
19/10 12:21
Top Chanenl/ ‘Ky është birbo’,Berisha për Ramën: E krahason veten me Macron dhe quan protestuesit…
19/10 12:15
Top Channel/ ‘Kjo masë protestuesish ka nevojë për psikolog’, Rama: Rusia dhe Irani të përfshirë
19/10 10:28
Top Channel/ ‘Sulm i verbër nga një organizatë e shpallur terroriste’, Rama: Nuk është revoltë për…
19/10 09:43
Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së, policia i pret jashtë dere/ Këlliçi:Policia na hodhi gaz
18/10 21:49
Top Channel/ Berisha përshëndet kongresmenët: Protesta do t’i japë fund kësaj qeverie
18/10 15:10
Top Channel/ “Më bindni pse duhet të iki”/ Rama pas 5 ditësh protestash: Nuk po sfidohem unë, por…
18/10 12:20
Top Channel/ ‘Matufi mbart misionin e mbrapshtë’, Rama:Hyjnizojnë dhunën dhe…
18/10 12:02
Top Channel/ ‘Pengje të ‘grupit të zjarrit’, Rama për studentët: Një dorë e huaj po frymëzon…
18/10 11:45
Top Channel/’Hyjnizojnë dhunën’, Rama:Askush se thotë një fjalë për këtë gurë që bie mbi punonjësit…
18/10 10:54
Top News- Shehaj e Kapri përplasen në bulevard me Hitën! Spraj djegës drejt deputetit
17/10 22:45
Top News- ‘Edi Rama kërkon viktima’/ Berisha: Preferon konfliktin civil, jep dorëheqjen!
17/10 22:45
Top Channel/ “Demokratët në protestë”, Berisha përsërit kërkesën për largimin e Ramës
17/10 15:13
Top News- “Diaspora po vërshon drejt kryeqytetit”, Berisha: Të rinjtë kanë nevojë për mbështetje
16/10 20:09
Top News – Elisa i shkruan Edit: Reflekto merr vendim dhe largohu! Mund ta bësh!
16/10 19:52
Top Channel/ “Gaz i skaduar dhe spraj ariu ndaj protestuesve”, Berisha thirrje për të shtunën
16/10 18:28
Top Channel/ Berisha: Rama të dorëhiqet/ Kreu i PD akuzon qeverinë
16/10 15:22
Top News – Berisha paralajmëron Ramën: Asnjë provokim nuk ndal mbështetjen e PD për studentët
15/10 17:32