Franca është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që miraton një ligj për ndalimin e aksesit në rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç. Projektligji u miratua nga Parlamenti francez dhe pritet të hyjë në fuqi pas shqyrtimit nga Këshilli Kushtetues, ndërsa presidenti Emmanuel Macron është zotuar se masa do të zbatohet deri në muajin shtator.