Top Channel/ Arvizu nderohet me “Çelësin e Qytetit”:Pas 10 vitesh Tirana ka ndryshuar shumë për mirë
17/07/2024 14:50

Bashkia e Tiranës nderoi sot, në një ceremoni të posaçme, ish-ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu, me “Çelësin e Qytetit”, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij gjatë shërbimit si diplomat në vendin tonë. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh i lumtur për rikthimin në kryeqytet të një miku të mirë për shqiptarët. “Ka gjithmonë një arsye për t’u rikthyer në Shqipëri, e veçanërisht nga përtej Oqeanit. Akoma më veçanërisht në Shqipërinë dhe në Tiranën e sotme, e cila është shumë më ndryshe nga ajo që ishte. Kur ambasadori Arvizu u rikthye në Tiranë në vitin 2018, ne e shenjuam atë vizitë duke mbjellë një pemë, e cila sot është pema më e lartë midis Sahatit edhe Bibliotekës Kombëtare, si një simbol i lidhjes së përjetshme me Tiranën. Ajo pemë është rritur, sot bën hije, si për të na dëshmuar se rikthimet nuk bëhen kurrë një e shkuar sepse rikthime do të ketë gjithmonë”, tha ai. Mandej, Veliaj tha se ambasadorët janë misionarë dhe kanë një titull të përjetshëm në vendet ku shërbejnë. “Kur je edhe avokat i përjetshëm i Shqipërisë dhe një kryepromotor i Tiranës, kur je dikush që na ka qëndruar pranë në ato ditët e errëta të 21 Janarit dhe ngjarjet që pasuan, nuk ka sesi ta mbyllësh misionin e ambasadorit vetëm me datën e pensionit. Ndaj, besoj që përgjigjja është: “Padyshim që po!” – më duket sikur është gati të përsërisë edhe z. Arvizu fjalët profetike të Faik Konicës. Rikthimi i tij këtu është dëshmi e pakundërshtueshme e kësaj fabule të përjetësisë. Nga ana jonë, dëshmohet e njëjta gjë sërish, përmes një simboli: Kësaj here të ‘Çelësit të Tiranës’, me të cilin duam të shënjojmë këtë rikthim, dëshmia jonë e derës së hapur dhe çdo rikthim është i mirëpritur nga ne, për sa kohë që rikthimin nënkupton dashuri, vlerësim dhe besim”, tha kreu i Bashkisë.

Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12