Edhe pse janë ditët e para të vitit, qendra e Durrësit po i rikthehet dalëngadalë gjallërisë. Mes kalimtarëve dhe stendave artizanale, Manushaqe Arifaj prezanton punimet e saj me rruaza, qëndisma dhe nyje. Një punë e ndërtuar me përkushtim dhe pasion. Punimet që ekspozon nuk janë thjesht objekte dekorative. Ato janë prodhime të punës me dorë, ku çdo detaj kërkon kohë dhe durim. Për Manushaqen, çdo punim është unik. Një nga teknikat që e karakterizon punën e saj është makramé.