Drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit, Dashamir Mehmeti është shpallur në kërkim gjatë operacionit “Summer”. Ai nuk u gjet në banesë kur policia shkoi ta arrestonte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës. Gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet një pistoletë. Gjatë operacionit “Summer”, i cili u zhvillua pas dy muajsh hetime, ranë në pranga 13 persona, ndërsa 3 janë ende në kërkim, për armëmbajtje pa leje dhe drogë.