Fotografi shqiptaro amerikan Burim Myftiu sjell tmerret e luftës në dimensionin artistik. Në ekspozitën e artistit të lindur në Prizren vijnë portrete njerëzish të panjohur që përpiqen të mbulojnë dhe të fshehin gjendjen e tyre shpirtërore, kujtimet dhe tmerret e së kaluarës.