Ky është momenti kur gazetari investigative shqiptar Artan Hoxha largohet nga kufiri grek në kakavije pasi mësoi se I është ndaluar përjetësisht hyrja në shtetin helen pasi është shpallur” non grata” Në sportelin e kontrollit të pasaportave, atij iu komunikua se hyrja në Greqi nuk lejohej, pasi konsiderohej “rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme”. Gazetarit iu mor pasaporta dhe ju vendos një kryq në vulën hyrse dhe ai u mbajt për rreth një orë në ambientet e Policisë greke. Në dokuumentin që iu dorëzua thuhet se ai Është karakterizuar si person i padëshirueshëm; Konsiderohet i rrezikshëm për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një ose më shumë shteteve të BE-së.