Pak mund ta dijnë anën e fshehur artistike të gazetarit të mirnjohur të Top Channel Ilir Paço. Përgjatë 30 minutëshit të moderimit ai ka mjaftueshëm kohë të pikturojë skica mbi kokat e lajmeve. Duke krijuar kështu ditaret e tij artistike. Një arratisje nga realiteti e kanë parë këtë miq dhe kolegë të tij, përkrah formimit artistik si një ish nxënës i Liceut për pikturë.