Top Channel/ Arsyeja pse stjuardesat janë kaq të sjellshme, ja pse ju përshëndesin ngrohtë
11/06/2024 22:20

Videoja e një stjuardese që tregon punën e saj, ka ndezur debate në rrjet mbi mënyrën e përshëndetjeve në linjat ajrore. Përshëndetjet e stjuardesave ndaj pasagjerëve duket se janë më tepër te afërta e miqësore nga sa pritet, por për këtë, mesa duket ka një arsye të fshehtë. Pasagjerët e avionëve shoqërohen nga hyrja deri në sediljet e tyre nga punonjësit e buzëqeshur që përpiqen t’i ndihmojnë me gjithçka që kanë nevojë. Supozohet se kjo ndodh për të ndihmuar njerëzit të kalojnë një eksperiencë sa më pozitive, por një stjuardesë tregon të kundërtën. Arsyeja e vërtetë është për të vlerësuar nëse pasagjerët janë gati për të përballuar fluturimin. Në videon e shpërndarë në TikTok, e cila është parë më shumë se 18.7 milionë herë, një stjuardesë me eksperiencë shpjegon se ka përgjegjësi të kontrollojë nëse pasagjerët janë të dehur apo të sëmurë. “Asistentët e fluturimit nuk ju përshëndesin nga afër vetëm nga mirësjellja por për të gjykuar nëse jeni tepër i dehur ose i sëmurë për të fluturuar”, shkruan stjuardesa duke zgjuar kureshtjen e shumë përdoruesve të linjave ajrore. Me humor, disa komentues shkruajnë se stjuardesat janë treguar të ftohta me ta, pasi kanë në gjendje shëndetësore shumë të mirë, ndërsa të tjerë tregojnë se u është ofruar ndihmë sa herë nuk janë ndjerë mirë. Stjuardesa tregon më tej se stafi zgjedh edhe kandidatë të mundshëm për të asistuar në raste emergjence. Pamjet: AFP

Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43