Arsimi profesional në qarkun e Korçës po hyn në një fazë të re zhvillimi duke ofruar mundësi më të avancuara për të rinjtë dhe profesionistët që duan të specializohen për tregun e punës. Për herë të parë, në Korçë është duke u aplikuar Niveli i 5 të i kualifikimit profesional, në drejtimin “Shërbim mjetesh transporti”, një program i projektuar për të përgatitur specialistë të aftë të përballen me kërkesat më bashkëkohore të tregut të punës.