Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, institucioni kryesor në varësi të Ministrisë së arsimit që monitoron dhe orienton politikat shkollore ka shpenzuar zero para për studime e kërkime për vitin 2023. Në raportin financiar të siguruar nga Top Channel rezulton se peshën më të madhe të shpenzimeve e zënë pagat dhe sigurimet shoqërore për 487 punonjësit e drejtorisë qendrore, në vlerën mbi 29 milionë lek.