Top Channel/ Arrihet marrëveshja historike e BE-së për menaxhimin e fluksit të emigrantëve ilegalë
04/10/2023 17:59

Ambasadorët e Bashkimi Europian kanë arritur një marrëveshje historike për menaxhimin e emigrantëve të paligjshëm, e cila përcakton se si shtetet anëtare brenda rregullave do të përgatiten për fenomenin tashmë të pashmangshëm. “Ambasadorët e BE-së kanë arritur një marrëveshje mbi rregulloren që adreson situatat e krizës dhe forcës madhore në fushën e migracionit dhe azilit”, njoftoi presidenca spanjolle në X, kompania e njohur më parë si Twitter. Rregullat e reja do t'i lejojnë shtetet e vijës së parë të përshpejtojnë kërkesat për azil dhe t'i zhvendosin njerëzit me shpejtësi në vende të tjera të Evropës, duke shmangur një përsëritje të vitit 2015 kur 1 milion refugjatë mbërritën në BE dhe disa vende u detyruan të pranojnë shumë më tepër se të tjerët. Pakti u vulos këtë të mërkurë, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve trevjeçare midis vendeve anëtare, ndërsa po afron mbledhja e 27 liderëve të BE-së në Spanjë. Por kjo marrëveshje e cila do të fusë në fuqi ligje të reja, nuk është zyrtarizuar ende pasi duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian. Qëllimi kryesor i marrëveshjes është të ndajë peshën e emigracionit në të gjithë BE-në, në mënyrë që përgjegjësia të mos i takojë vetëm disa vendeve. Do të ketë gjithashtu një proces të përshpejtuar regjistrimi për azilkërkuesit në një situatë krize, duke u dhënë vendeve anëtare vetëm katër javë për të bërë dokumentet fillestare përpara se t'u kërkojnë vendeve të tjera të strehojnë njerëzit. Pamjet: AFP

Top Channel/ Raporti tronditës: Mbi 30 mijë viktima nga protestat në Iran
25/01 20:12
Top Channel/ Kryeministri Rama vizitë 3-ditore në Izrael takim me Netanjahun
25/01 19:43
Top News – Trump mbron ICE pas vrasjes: Infermieri i armatosur dhe kundërshtoi. Po vendosim ligjin
25/01 17:37
Top Channel/ Protestat e Kurdëve: SHBA na tradhtoi/ Merr fund autonomia 14 vjecare e Rojava në Siri
25/01 15:04
Top News – Zbrazen marketet, raftet bosh / Stuhia e frikshme në SHBA, blerësit mbledhin rezerva
25/01 15:00
Top News – Ajatollahu i Iranit fshihet në bunker / Frikë nga sulmet amerikane, raprezalje në Iran
25/01 14:58
Top News – Krijohet FBI-ja britanike / Londra kopjon SHBA, hetimet e brendshme në një dorë
25/01 14:55
Top News – Cisterna ruse ankorohet në Francë / U kap në ujëra ndërkombëtare, ruhet nga marina
25/01 14:54
Top News – ‘Në një moment, të gjithë dukeshin si miq’ / Bisedimet Ukrainë-Rusi-SHBA ende pa rezultat
25/01 13:45
Top News – Mbyll mediat sociale për -15 vjeç / Macron: Truri i fëmijëve tanë nuk është në shitje
25/01 13:30
Top News – Ngjiti ndërtesën më të lartë në Tajvan / Pa litar e pa mjete mbrojtëse, amerikani mahnit
25/01 13:23
Top News – ‘Më të mëdhenjtë ndër luftëtarët’ / Trump ndryshon deklaratë për britanikët në Afganistan
25/01 13:04
Top News – ‘Kina do ta hajë Kanadanë të gjallë’ / Trump kërcënon me tarifa 100 për qind
25/01 12:32
Top News – ‘Stuhi historike’ në SHBA, ngrin vendi / Ndalen avionët, 230 mijë familje pa energji
25/01 12:16
Top News – Ukraina ngrin, Rusia ‘rëndon dorën’ / 1.2 milionë ndërtesa pa energji në gjithë vendin
25/01 12:07
Top News – Nga Grenlanda në Ukrainë…‘Diplomacia’ e Trump që shokoi aleatët e hershëm
25/01 12:06
Top News – Agjentët e ICE vrasin një tjetër amerikan / Shpërthen zemërimi në Minneapolis
25/01 12:06
Top Channel/ Amerikanët provojnë Groenlandën/ Stuhi bore dhe akulli. Mijëra fluturime të anuluara…
25/01 11:07
Top Channel/ Spektakël ekstrem në Tajvan / Amerikani ngjit ndërtesën 101 katëshe pa asnjë mbrojtje
25/01 11:05
Top Channel/ Vrasja e dytë brenda muajit nga ICE/Minneapolis në protesta kundër administratës Trump
25/01 11:03
DIGITALB DIGITALB