Tre persona të rrezikshëm të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit. Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania) kapi dhe vuri në pranga 2 pjesëtarë të organizatave kriminale në Itali, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe 1 shtetas të akuzuar në Suedi, për kanosje serioze për vrasje.