Një prej personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare për trafik ndërkombëtar droge është arrestuar në Rusi. Shpëtim Aliu, 51 vjeç, i njohur edhe me nofkën “Salvatore”, u lokalizua dhe u prangos në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, në bashkëpunim me Interpol Moskën. Për të, GJKKO kishte caktuar në qershor masën e sigurisë “Arrest në burg”. Aliu dyshohet për trafikim të narkotikëve, pastrim të produkteve të veprës penale dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.