Top Channel/ Arrestohet rrëmbyesi në Sarandë, tentoi të merrte me forcë vajzën nga Nepali
27/07/2026 23:09

Është arrestuar në Sarandë 30-vjeçari Mariglen Kondi, i shpallur në kërkim për tentativën e rrëmbimit të një shtetaseje nga Nepali pranë pikës kufitare të Qafë Botës. Operacioni i Policisë u zhvillua mesditën e kësaj të hëne në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit, ku u bë e mundur kapja e të riut nga fshati Salari i Tepelenës. Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur më 2 korrik, rreth orës 18:53, në aksin Konispol–Qafë Botë, në vendin e quajtur “Postbllok”. Sipas hetimeve, 30-vjeçari ka tentuar disa herë të fusë me forcë në automjet një të re nga Nepali. Ajo ka mundur të largohet me vrap dhe më pas ka kallëzuar ngjarjen në polici. Fale veprimeve hetimore dhe pamjeve të siguruara, efektivët identifikuan autorin e dyshuar dhe Gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë. Mariglen Kondi rezulton person me precedentë penalë. Në vitin 2020 ai është arrestuar për kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim, ndërsa më pas përfitoi masën “Arrest në shtëpi”. Sipas të dhënave policore, ai e theu këtë masë sigurimi dhe në vitin 2021 u arrestua sërish, i dyshuar për vjedhjen e disa automjeteve tip kamionçinë në Lushnjë.30-vjeçari pritet të dalë përpara gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06