Punonjësi i policisë, Alkid Ndreu u arrestua në flagrancë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore verifikoi se Ndreu i punësuar si specialist I administrimit të dokumenteve pranë organit të administrative shtetëror që shqyrton heqjet e lejeve të drejtimit në kundërshtim me ligjin I ktheu patentën një qytetareje që ishte ndëshkuar me pezullim 3 mujor kundrejt pagesës prej 70 mijë lekësh.