Me sëpatë në dorë, në një terren të thepisur malor, Policia e Lezhës fiksoi me pamje 62-vjeçarin Anton Dedën, i cili u vu në pranga pasi dyshohet se sapo kishte ndezur një vatër zjarri në fshatin Rraja e Valës. Nga veprimet hetimore dhe ndjekja në terren, është dokumentuar se, gjatë ditëve të mëparshme, ky person kishte ndezur edhe pesë vatra të tjera zjarri. Si pasojë e zjarreve, është përfshirë nga flakët një sipërfaqe prej rreth 15 hektarësh, ndërsa vijon puna në terren për shuarjen e plotë të zjarrit dhe vënien nën kontroll të tij.