Një 52-vjeçar nga Tirana është arrestuar dhe një 61-vjeçar është nën hetim pasi në bashkëpunimin me njëri-tjetrin, komunikonin për shit-blerje votash për një subjekt politik. Policia bazuar në pamjet filmike të postuara në portale, në të cilat shfaqet Kristo Agalliu, që komunikon për shit-blerje votash me Agron Duraj, menjëherë ka organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Premtuesi”.